Bota

Komuniteti Yazidi i Irakut varros 104 viktima të masakrës së IS


Komuniteti Yazidi i Irakut verior ka sjellë në shtëpi 104 njerëz të vrarё nga Shteti Islamik(IS) gjatё terrorit tё vitit 2014.

Eshtrat e tyre u identifikuan dhe zhvarrosёn nga varret masive, duke u lёnё pёr t’u prehur në fshatin Kocho afër malit Sinjar, në provincën Ninevah tё Irakut.

Mijëra burra, gra dhe fëmijë u skllavëruan dhe u përdhunuan kur IS pushtuan vendlindjen e minoritetit të Jezidit.

Po ashtu, Kombet e Bashkuara kanё deklaruar se IS ka kryer gjenocid

Jezidët praktikojnë një formë të fesë e cila ndërthur elemente të feve të lashta iraniane me pjesë të Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit. Ata u konsideruan heretikë nga IS, një grup xhihadist suni.

Organizata jo-qeveritare e tё drejtave tё njeriut, Amnesty International njoftoi në korrik tё kёtij viti se rreth 2 mijё fëmijë Yazidi kishin mbijetuar nga robëria brutale e IS.

Fëmijët nuk ishin duke marrë kujdesin e duhur shëndetësor dhe vuanin nga probleme të rënda të shëndetit fizik dhe mendor.

IS (Shteti Islamik i Irakut ) një grup xhihadist suni me një ideologji të dhunshme

IS (Shteti Islamik i Irakut ) është një grup xhihadist suni me një ideologji të dhunshme që e quan veten një kalifat(profet) dhe pretendon autoritetin fetar mbi të gjithë muslimanët.

Ajo u frymëzua nga al Kaida por më vonë u përjashtua publikisht nga ajo.

Ekspertët e terrorizmit, RAND kanë analizuar financimin, menaxhimin dhe organizimin e grupit. Sipas tyre IS përdor mediat sociale për rekrutimin dhe mbledhjen e fondeve.

IS është i njohur për vrasjen e dhjetëra njerëzve në të njëjtën kohë, kryerjen e ekzekutimeve publike, kryqëzimeve dhe akteve të tjera.

Terroristët shkatërrojnë vendet e shenjta, antikitetet e vlefshme dhe propagandojnë kthim në ditët e para të Islamit.

Në vitin 2014, IS kontrollonte më shumë se 34 mijë m2 në Siri dhe Irak, nga bregu i Mesdheut në jug të Bagdadit. Në fillim të vitit 2016, Shtetet e Bashkuara llogaritën që IS kishte humbur 40% të territorit.

Sipas një raporti të Kombeve të BashkuaraNë vitin 2015, IS besohej se mbante 35 mijë njerëz si skllevër. Shumica e skllevërve ishin gra dhe fëmijë nga komuniteti Yazidi, por disa ishin nga komunitete të tjera të pakicave etnike dhe fetare.

Të ardhurat e IS vijnë nga prodhimi dhe kontrabandimi i naftës, taksat, shpërblimet nga rrëmbimet, shitja e objekteve të vjedhura, zhvatja dhe kontrolli i të korrave.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore