Kompania Bharat Biotech në Indi, që ka prodhuar vaksinën anti-Covid, COVAXIN, paraqiti të enjten një kërkesë, për përdorimin urgjent të vaksinave në Filipine. Ky njoftim erdhi, nga shefi i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Indi, Rolando Enrique Domingo.
Bharat Biotech, e ka prodhuar COVAXIN, në bashkëpunim me Këshillin e Kërkimeve Mjekësore në Indi. Kjo kompani, është prodhuesi i katërt i vaksinave anti-Covid. Prandaj ka kërkuar që të implemntojë urgjentisht vaksinën ne Filipine.
Ministri i Shëndetësisë në Indi, Harsh Vardhan, ka bërë dozën e parë të vaksinës anti- Covid, të kompanisë Bharat Biotech, COVAXIN.
India, tashmë ka përgatitur një program për vaksinimin e popullsisë.
Gjithashtu edhe vaksina Covishield, e kompanisë AstraZeneca, po prodhohet nga Instituti i Serumit i Indisë..
India, ka raportuar numrin më të lartë të rasteve me Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deri më tani, India ka vaksinuar rreth 880 mijë punonjës të shërbimit mjekësor.
Vendi i dytë, me popullsinë më të madhe në botë, raportoi të mërkurën 13 mijë e 823 raste të reja me Covid-19.
Qeveria i ka kërkuar shërbimit mjekësor, që ndodhen në vijën e parë të betejës me Covid-19, të mos refuzojnë implementimin e vaksinës.
Shumë njerëz kanë refuzuar, që ta bëjnë vaksinën, veçanërisht vaksinën e prodhuar nga Bharat Biotech.
Në një sondazh të kryer nga platforma online “LocalCircles”, 62% e 17 mijë të të anketuarve hezituan, që të vaksinoheshin menjëherë. Kryesisht për shkak të shqetësimeve, për efekte të mundshme anësore.
Qeveria ka raportuar se efektet anësore, mund të jenë vetëm 0.002%, pas implementimit të vaksinës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com