Lajme

Komisioni për të Drejtat e Njeriut: Ligji për mbrojtje nga diskriminimi nuk po zbatohet në Kosovë


Zbatimi i Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi ka qenë mes temash të diskutuara gjatë mbajtjes së komisionit për të Drejtat e Njeriut, të mbajtur të hënën e 31 janarit.

Kryetarja e Komisionit në fjalë, depututetja, Duda Balje, ka thënë që ky ligj nuk po zbatohet, ndërsa ka pyetur pjesëmarrësit në takim nëse i njëjti duhet të ndryshohet apo nevojitet një ligj i ri.

Duda Balje – Kryetare e Komisionit për zbatimin e ligjit të diskriminimit.

Mes pjesëmarrësve ishte edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili tha se autoritetet kosovare kanë dështuar ta zbatojnë Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi.

Madje, Qelaj, ka shtuar se edhe qytetarët kanë vështirësi t’i realizojnë të drejtat që vijnë nga ky ligj dhe që duhet të mbrohen.

Naim Qelaj – Avokat i Popullit.

Edhe në aspektin juridik, Qelaj, ka thënë se brenda ligjit mungojnë  disa akte nënligjore.

Habit Hajredini – Drejtor në Zyrën për Qeverisjes të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit 

Habit Hajredini drejtor në Zyrën për Qeverisjes të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit u shpreh se ashtu siç e parasheh ligji ata kanë hartuar këtë rregullore, e cila është duke u implementuar.

Në anën tjetër, Edi Gusia, kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore, ka thënë se shtatë vite nuk mjaftojnë për të parë rezultatet e ligjit ose nëse duhet të krijohet një i ri.


Edi Gusia – Kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore

Sipas Gusisë, duhet të bëhet një analizë për zbatueshmërinë e këtij ligji dhe nevojitet më shumë llogaridhënie e përgjegjësi nga autoritetet që duhet ta zbatojnë këtë ligj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore