Shqipëria

Komisioni i Rithemelimit: Shtyhet mbajtja e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill


Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 10 mars vendosi “të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale”.

Gjithashtu bëhet me dije se do të nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki.

“Të vazhdojë dhe të përmbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve”.

Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore