Lajme

Kina është thellësisht e shqetësuar dhe u bën thirrje palëve të qëndrojnë të qetë


Kina shprehu “shqetësimin e saj të thellë” pas sulmit iranian ndaj Izraelit thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Pekinit.

“Kina shpreh shqetësim të thellë për përkeqësimin aktual të situatës dhe u bën thirrje palëve përkatëse të ushtrojnë qetësi dhe përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, thuhet në deklaratë dhënë nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Pekin, duke nënvizuar se tensionet janë pasojë e konfliktit në Rripin e Gazës, “një luftë që duhet mbyllur sa më parë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore