Jetesë & Stil

Khole Kardashian dhe Tristan Thompson bëhen “bashkë” për vajzën e tyre


Modelja e njohur , Khloe Kardashian dhe basketbollisti, Tristan Thompson, po vazhdojnë të lënë anash inatet, mosmarrëveshjet e ndarjen kur në pyetje është vajza e tyre, True.

Një burim i afërt me ish-çiftin e famshëm ka thënë se “ata tani janë vetëm miq dhe e vetmja gjë që i mban në kontakt është vajza e tyre”.

Tristan Thompson, True Thompson, Khole Kardashian.

“Khloe dhe Tristan kanë një marrëdhënie të shëndetshme bashkë-prindërore dhe shpesh mund t’i shihni bashkë me vajzën e tyre True”.

“Dhe të tillë besoj se do t’i shihni gjithmonë, sepse kur në pyetje është vajza e tyre ata gjithmonë ndajnë mendime të njëjta”, tha burimi për “Page Six”.

Mes tjerash, sipas burimit të afërt të tyre, thuhet se është e rëndësishme për Khloe që “True të ketë lidhje me Tristanin dhe që ajo t’i sheh prindërit e saj duke u shoqëruar”.

Tristan Thompson, True Thompson dhe Khole Kardashian.

“Khole do shumë që vajza e saj të rritet shëndetshëm, të ndjejë dashurinë e babait dhe të shoh prindërit e saj duke kaluar kohë bashkë, ani pse si miq, por të paktën larg dramave”, tha ai.

Ndryshe, ylli i “Keeping up with Kardashians” dhe basketbollisti, Tristan Thompson janë ndarë muaj më parë, pasi që një modele Instagrami, Sydney Chase, ka pretenduar se ajo ishte takuar me Thompson edhe kur ai ishe në lidhje me Kardashian.

Sydney Chase – Modele.

Deklaratat e Chase e quan çiftin në ndarje e ribashkime të disahershme, por që përfundimisht ata kanë vendosur të jetojnë në rrugë të ndara duke lënë pas vetes historinë e tyre të dashurisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore