Shqipëria

Këshilltari i mafiozit turk deportohet nga Shqipëria drejt Turqisë


Këshilltari për shtyp i Sedat Peker-it, Emre Olur i cili ishte ndaluar në Tiranë, ka mbërritur në Stamboll rreth orës 09:15.

Ai u mor nga ekipet e Interpol-it dhe u soll në aeroportin e Stambollit me fluturimin e planifikuar të Air Albania me bazë në Shqipëri.

Olur, i cili u shoqërua në Turqi nga ekipet e Departamentit të Policisë së Stambollit kundër Krimit të Organizuar, më pas u dërgua në Departamentin e Policisë në aeroport.

Pas procedurave të tij atje, Olur u nis nga aeroporti në orën 10:30 për t’u dërguar në Drejtorinë e Sigurisë Provinciale të Stambollit në Vatan Caddesi.

Autoritetet shqiptare nuk i shqyrtuan në këtë mënyrë kërkesën për azil politik Olur-it, i cili deklaroi se në Turqi i rrezikohej jeta.

I dënuari Sedat Peker ka ngritur një kult në Turqi duke përdorur YouTube dhe Twitter.

Përmes tyre, Peker akuzon anëtarët kryesorë të ekipit të Erdogan-it për gjithçka, nga korrupsioni deri te kontrabanda e drogës dhe madje edhe vrasjet.

Sipas raportimeve, ai besohet se fshihet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

51-vjeçari pranon hapur se është një bos krimi dhe pretendon se ka prova inkriminuese të grumbulluara në telefonin e tij kundër zyrtarëve të lartë që dyshohet se kanë të bëjnë me botën e krimit turk.

Shumica e videove të tij mbledhin miliona shikime.

Postimet e tij të fundit në Twitter fundjavën e kaluar akuzuan një sërë zyrtarësh për kërkim të ryshfetit nga kompanitë që tregtojnë në bursë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore