Lajme

Këshilltarët rusë do të vazhdojnë të punojnë me forcat e Republikës së Afrikës Qendrore


Këshilltarët rusë do të vazhdojnë të punojnë me forcat e Republikës së Afrikës Qendrore (CAR), por operacionet e Grupit Wagner janë biznes i veçantë i kontraktorit ushtarak privat, thotë Kremlini.

Deklarata e Kremlinit të mërkurën ka të bëjë me një vend me të cilin Rusia ka pasur lidhje të ngushta vitet e fundit. Qindra operativë rusë, duke përfshirë shumë nga Grupi Wagner, kanë ndihmuar qeverinë e saj të luftojë kryengritjet rebele kundër Presidentit Faustin-Archange Touadera që nga viti 2018.

Touadera është planifikuar të marrë pjesë në Samitin e dytë Rusi-Afrikë në Shën Petersburg në korrik.

Fati i Wagner është i pasigurt pas kryengritjes së tij të dështuar në Rusi të shtunën.

Këtë javë, Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i tha transmetuesit shtetëror “Russia Today” se puna e Wagner në CAR “si instruktorë do të vazhdojë” dhe se ngjarjet e fundjavës nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet midis Moskës dhe partnerëve dhe aleatëve të saj.

Ndërkohë, Bangui ka mbetur optimist për situatën me ministrin dhe këshilltarin presidencial Fidèle Gouandjika duke i thënë agjencisë së lajmeve “Agence France-Presse” se ajo që vendi kishte është “një marrëveshje e mbrojtjes me Rusinë dhe jo me Wagnerin. Moska i ka nënkontraktuar Wagner-it dhe nëse Rusia nuk bie dakord, ajo do të na dërgojë një kontigjent të ri”.

Grupi mercenar është akuzuar për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut në CAR, Burkina Faso dhe Mali.

Kka pyetje nëse grupi mund të shihet ende si një forcë stabilizuese për të luftuar grupet e armatosura pas rebelimit të tij në Rusi.

“Ata do të shihen si shumë të paqëndrueshëm dhe potencialisht një kërcënim për lidershipin në ato vende”, tha Michael Mulroy, një ish-zyrtar i lartë i Pentagonit, për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

“Ata pothuajse filluan një grusht shteti në vendin e tyre”.

Këshilltarët rusë do të vazhdojnë të punojnë me forcat e Republikës së Afrikës Qendrore, por operacionet atje të Grupit Wagner janë biznes i veçantë i kontraktorit ushtarak privat, thotë Kremlini.

Deklarata e Kremlinit të mërkurën ka të bëjë me një vend me të cilin Rusia ka pasur lidhje të ngushta vitet e fundit. Qindra operativë rusë, duke përfshirë shumë nga Grupi Wagner, kanë ndihmuar qeverinë e saj të luftojë kryengritjet rebele kundër Presidentit Faustin-Archange Touadera që nga viti 2018.

Dhe Touadera është planifikuar të marrë pjesë në Samitin e dytë Rusi-Afrikë në Shën Petersburg në korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore