Kosova

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Klinë


Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Tush Frrokut, i dyshuar për vrasjen e Anton Prelës, më 7 gusht në një nga lokalet më të famshme në qytetin e Klinës.

Këtë për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departmentin për krime të rënda”, tha ai për AP.

Njëkohësisht, bëri me dije ai, “gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit që t’i caktohet masa e paraburgimit personit të pandehur, Tush Frrokaj”.

Ndryshe, Tush Frroku, i dyshuari për vrasjen në Klinë më 7 gusht është dorëzuar në polici.

Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Ai me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë, dhe shumë shpejt do të dorëzohet kërkesa për paraburgim prej 30 ditësh për veprën penale vrasje e rëndë”, tha Nikçi.

Nikçi ka treguar se nga momenti i vrasjes së ndodhur në Klinë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit kishte shpallur në kërkim të dyshuarin Frroku dhe ka pasur kërkim intensiv për kapjen e tij.

I dyshuari për vrasjen në Klinë dorëzohet në polici

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore