Kosova

“Kena me ardhë me iu pre” – Violeta Hyseni kujton tmerrin e 22 vjetëve më parë në Mitrovicën e Veriut (VIDEO)


Violeta Hyseni

Në natën në mes të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, në Veri të Mitrovicës, “Rojat e urës”, serbë, vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq.

Plagosën shumë të tjerë dhe dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë nga shtëpitë e tyre, duke u detyruar të kalojnë në pjesën jugore të qytetit dhe lanë pas shtëpitë e tyre në flakë.

Albanian Post ka realizuar një intervistë me Violeta Hysenin, vajzën që përjetoi tmerrin e asaj nate.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore