Bota

KB dakordësohet për mbylljen e kampeve të refugjatë në Kenia


Propozimet ndjekin ultimatumin e qeverisë Keniane për agjencinë e refugjatëve të KB për të mbyllur kampet Dadaab dhe Kakuma.

Agjencia e Kёshillit Botёror për refugjatët i ka dhënë qeverisë Keniane propozime për mbylljen e kampeve të refugjatëve Dadaab dhe Kakuma.

Përgjigjia pason një ultimatum 14 ditor të lëshuar nga qeveria Keniane për komisionerin e lartë të KB për refugjatët (UNHCR), për të dalë me një plan për mbylljen e dy kampeve, të cilat janë shtëpia e rreth 430 mijё refugjatëve dhe azilkërkuesve nga më shumë se 15 vende.

E njohim “bujarinë e jashtëzakonshme që populli dhe qeveria e Kenias kanë demonstruar ndaj refugjatëve për shumë dekada dhe nevojën për të zgjidhur situatat e zhvendosjes së gjatë”, tha UNHCR.

Qeveria ndёrkohё kishte deklaruar se nuk do tё kishte “hapësirë ​​për negociata të mëtejshme” mbi mbylljen.

Javën e kaluar gjykata e lartë Keniane lëshoi ​​një urdhër ndalimi të përkohshëm për 30 ditë pasi një peticion u paraqit nga një ish-kandidat presidencial, Peter Gichira.

Ky i fundit deklaroi se urdhri për mbylljen e kampeve shkelte kushtetutën dhe traktatet ndërkombëtare për të drejtat e refugjatëve.

Propozimet e UNHCR përfshijnë “riatdhesimin e shtuar vullnetar”, programet e zhvendosjes dhe lëshimin e kartave të identitetit kombëtar më shpejt për Kenianët e regjistruar si refugjatë.

Agjencia po avokon gjithashtu që refugjatëve nga vendet partnere të Komunitetit të Afrikës Lindore t’u ofrohen pozicionime alternative për të qëndruar në vend, duke përfaqësuar një “mundësi kryesore për refugjatët që të bëhen të vetë-mbështetur dhe të kontribuojnë në ekonominë lokale”.

Kampi Kakuma, në rajonin veri-perëndimor Turkana të Kenisë, u krijua në vitin 1992 për fëmijë refugjatë nga Sudani i Jugut, i quajtur “Djemtë e Humbur” dhe Etiopianët që u larguan nga vendi i tyre pas rënies së qeverisë Mengistu.

Kampi Dadaab, në qarkun Garissa lindor të Kenisë, u krijua në vitin 1991 për të strehuar refugjatë Somalë.

Qeveria Keniane më parë ka kërcënuar të mbyllë Dadaab, i cili dikur ishte kampi më i madh i refugjatëve në botë.

Por një përpjekje në vitin 2017 u ndal kur gjykata e lartë Keniane deklaroi se mbyllja shënjestroi refugjatët Somalë dhe përbënte përndjekje në grup, i cili ishte “i paligjshëm, diskriminues dhe antikushtetues”.

“Derisa situata në Somali të stabilizohet, Kenia duhet të ruajë azilin dhe të konsiderojë lejimin e refugjatëve të integrohen. Ata mund të fillojnë duke hapur, duke mos mbyllur kampet dhe duke lejuar lëvizjen e atyre që janë të detyruar të jetojnë atje”, tha Bill Frelick, drejtor i Divizionit të të Drejtave të Refugjatëve dhe Migrantëve për të Drejtat e Njeriut.

Dokumenti i brendshëm i Kombeve të Bashkuara për mbylljen e kampitDadaab flitet të jetë marrë në 29 mars të vitit 2019. Kjo është bërë e ditur nga agjencia e lajmeve Associated Press.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore