Lajme

Katastrofë mjedisore në brigjet e Kalifornisë nga derdhja e naftës


“Jeta e egër po vdes. Kjo është shumë e trishtë”, u shpreh anëtarja e bordit drejtues në qarkun e Organe Country (Kaliforni), Katrina Foley, për CBS News.

Pothuajse tre mijë fuqi janë derdhur në brigjet e shtetit të Kalifornisë në SHBA Organe Country, duke vrarë faunën dhe kontaminuar ligatat.

Sakaq, edhe kryebashkiaku i Huntington Beach, Kim Carr, tha se një pjesë e vijës bregdetare është mbuluar me vaj.

Foley shtoi gjithashtu se kishte raporte për kafshë të ngordhura përgjatë bregut dhe Talbert Marsh, një rezervë ekologjike, kishte pësuar “dëme të konsiderueshme”.

Pse vazhdojnë të ndodhin derdhjet e naftës?

Komunitetet nigeriane “mund të padisin Shell në Mbretërinë e Bashkuar”.

Zona, 40 milje në jug të Los Angeles, është jashtëzakonisht e popullarizuar me sërfistët. Plazhet janë mbyllur.

Banorëve u është thënë të mos u afrohen kafshëve të prekura nga ndotja dhe, në vend të kësaj, të telefonojnë autoritetet.

Michelle Steel, përfaqësuese republikane për një pjesë të zonës së prekur, i ka kërkuar presidentit Joe Biden të deklarojë një gjendjen e jashtëzakonshme, e cila do të lejonte fonde për të ndihmuar me operacionet e pastrimit.

Në vitin 2010, incidenti pranë gjirit të Meksikës pa rreth 300 mijë tonë derdhje të naftës, duke rezultuar në vdekjen e mijëra specieve, duke filluar nga planktoni deri te delfinët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore