Shqipëria

Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Kuçovës, “na u kërkua vetëm leja e ujësjellësit”


Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, të enjten e 12 gushtit, është kallëzuar në Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK), nga banorët e fshatit Lumas të Kuçovës, për “shpërdorim detyre”.

Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë kryetari Hajdari për Albanian Post (AP), i cili tha se nuk ka marrë një njoftim zyrtar nga SPAK, për kallëzimin penal.

“Më është kërkuar vetëm leja e infrastrukturës së ujësjellësit, paraditen e sotme”, tha ai për AP-në.

Dokumenti i infrastrukturës është dorëzuar pranë SPAK, sipas Hajdarit, ndërsa pritet të vijohet me hapa të tjera.

Ndërsa kompania e ndërtimit Salillari, e cila operon në Shqipëri, të kontaktuar nga AP, thanë se nuk janë në dijeni të një njoftimi zyrtar nga SPAK, për kallëzimin penal ndaj administratorit Pëllumb Salillari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore