Kosova

Kallëzim penal ndaj ministres Rozeta Hajdari


Në zyrën e zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit është dorëzuar kallëzim penal ndaj ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, për mos deklarim ose raportim të rremë të pasurisë nga Agjencioni Kundër Korrupsion.

Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, Drejtori i AKK-së, Yll Buleshkaj, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një rast të mëhershëm, sa ishte Hajdari ministre në Qeverinë Kurti 1, por që është proceduar tash.

“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, tha Buleshkaj.

Ndryshe më 23 mars të vitit të kaluar, Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – MINT, Rozeta Hajdari pranoi detyrën e ministers.

Ajo kishte punuar si koordinatore për Arsimin e Lartë në Austrian Development Agency, një organizatë jo-qeveritare austriake që vepron në Kosovë.

Ndërkaq në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) emri i Rozeta Hajdarit figuron si pronare e një kompanie biznesore.

“R&V Consulting” është firma private, pronare e të cilës figuron të jetë Hajdari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore