Shëndet

Justin Bieber nuk u largua për asnjë moment nga Hailey, kur ajo pësoi një mpiksje gjaku në tru


Justin dhe Hailey Bieber

Çifti i famshëm, këngëtari, Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey po numërojnë bekimet e tyre – kështu, modelja kishte pësuar mpiksje gjaku në tru më 10 mars dhe ishte shtrirë në spital për të marrë tretmanin mjekësor, ndërsa pranë saj ka qëndruar ylli i hitit “Baby”.

Hailey, 25-vjeçe, u lirua nga spitali dhe po pushon në shtëpi, por sprova tronditi çiftin, veçanërisht Justin, 28 vjeç, i cili sipas burimeve pranë dyshes, “ndoshta është më i traumatizuar se edhe ajo”.

Hailey dhe Justin Bieber.

“Kur ndodhi, pati shumë panik. Justin u dërgoi mesazhe kujtdo që njihte dhe u kërkoi të gjithëve të luteshin për të dhe ai nuk u largua kurrë nga ajo”, tha burimi.

“Ai po thoshte se nuk mund ta humbasë atë, se çfarëdo që të duhej, ai donte trajtimin më të mirë mjekësor në dispozicion. Ishte një moment që të dyve t’u kujtohej vdekshmëria dhe të fokusoheshin në atë që ka vërtet rëndësi”, ka shtuar burimi.

Tutje, thuhet se Justin, i cili më parë kishte probleme me shëndetin mendor, “është falënderues që e dashura e tij i kishte qëndruar pranë në momente jo të këndshme”.

Hailey dhe Justin Bieber.

“Justin e kupton dhe po u tregon njerëzve përreth tij se sa Hailey është shkëmbi i tij dhe se si e shpëtoi nga një kohë e errët”, ka shtuar burimi, shkruan People.

Gjithsesi, Hailey ndau me ndjekësit e saj të rejat pas incidentit.

Hailey Bieber.

“Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në trurin tim, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh”, ka shkruar ajo.

“Megjithëse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua”, ka shtuar Hailey.

Justin dhe Hailey  janë të martuar prej tre vitesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore