Lajme

Josephine Baker, gruaja e parë me ngjyrë që prehet në ‘Pantheon’-in e Francës


Qeveria franceze ka bërë me dije se këngëtarja franko-amerikane, Josephine Baker, është e para grua me ngjyrë që do të prehet në monumentin “Pantheon” të Parisit.

Pantheon është një vendvarrimi për ikonat e famshme franceze, si shkencëtarja Marie Curie dhe shkrimtari Victor Hugo.

Baker do të jetë gruaja e gjashtë që do t’u bashkohet rreth 80 heronjve kombëtarë.

E lindur në “St Louis Missouri” në 1906, Baker u bë yll ndërkombëtar në vitet 1930, pasi u transferua në Francë, ku vazhdoi karrierën e saj.

Ajo ishte gjithashtu një luftëtare e rezistencës për vendin e saj Francën, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kishte një rol në lëvizjen e të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Futja e saj në Pantheon i atribuohet guximit të saj për rezistencë aktive gjatë luftës së Gjermanisë naziste.

“Trupi i saj do varroset në Monako, ndërsa do nderohet me një memorial më 30 nëntor”, u shpreh Claude Bouillon-Baker.

Familja e Baker kishte kërkuar marrjen e saj që nga viti 2013, por vetëm presidenti mund t’i miratojë hyrjet në monument.

Një nga aktivistët, Jennifer Guesdon tha se vendimi kishte ngritur profilin e Baker, e cila “ishte e njohur për disa si një yll ndërkombëtar”.

Baker fitoi sukses në vitet 1920 dhe 30, duke mahnitur publikun me rutinat e saj provokuese të vallëzimit në Paris.

Baker përdori lidhjet e saj të famshme për të mbledhur informacion mbi lëvizjet e trupave gjermane.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo ishte një aktiviste e hapur kundër racizmit.

Në vitin 1963, mori pjesë në Marsh, në Washington, së bashku me udhëheqësin e të drejtave civile Marin Luther King Jr, kur ai mbajti fjalimin e tij historik “Unë kam një ëndërr”.

Baker vdiq në 1975 dhe mori nderimet ushtarake franceze në funeralin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore