Lajme

Jo për sanksione, po për çmim të gazit – Vuçiç këtë të diele flet me Putinin në telefon


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të diele të 29 majit në ora 11:00 do të flas në telefon me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Siç ka njoftuar vetë Vuçiçi, me Putinin do të bisedojnë për marrëveshjen e re të gazit, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe situatën në Ukrainë.

Vuçiç më herët kishte deklaruar se beson se Serbia do të “marrë një çmim të mirë për gazin nga partnerët e saj rusë.

“Shpresoj që biseda të jetë e mirë dhe korrekte”, kishte thënë Vuçiç.

Vuçiç: Tani për tani nuk ka mundësi për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por nuk e di se çfarë sjell jeta

Më 25 maj, Vuçiç pati deklaruar se “për momentin nuk ka mundësi” që Serbia t’i vendos sanksione Rusisë dhe “çfarë do të ndodh në të ardhmen – nuk e di se çfarë sjell jeta dhe si do të duket gjithçka”.

“Preferoj të mos betohem. Kjo qasje ka qenë gjithmonë më e mirë, unë gjithmonë i kam besuar asaj qasje më shumë se ata që betohen për gjithçka në botë, dhe bëjnë gjithçka ndryshe”, theksoi Vuçiç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, raporton Danas.

Ai potencoi se Serbia “e sheh interesin e vet dhe lufton për atë interes”.

“Ne jemi në rrugën evropiane, Serbia nuk ka fyer askënd, nuk ka kontribuar në konflikt në asnjë mënyrë, ajo po ndjek një politikë të pavarur dhe sovrane”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore