Jetesë & Stil

Jamie Foxx kërkon falje për postimin “antisemitik”, thotë se “ka vetëm dashuri në zemër”


Aktori dhe komediani amerikan, Jamie Foxx ka kërkuar falje publike, pasi së fundmi ai ndau një postim të diskutueshëm në Instagram, që shumë e konsideruan si “antisemitik”.

“Dua t’i kërkoj falje komunitetit hebre dhe të gjithë atyre që u ofenduan nga postimi im”, shkroi fituesi i “Oscars”, në Instagram.

“Tani e di që zgjedhja ime e fjalëve ka shkaktuar ofendim dhe më vjen keq. Ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, ka shtuar ai.

Foxx, 55 vjeç, vazhdoi duke shpjeguar se çfarë besonte se mesazhi i postimit të tij do të thoshte vërtet.

Postimi i Jamie Foxx.

“Për ta sqaruar, unë u tradhtova nga një mik i rremë, prandaj e kisha me të dhe jo asgjë më shumë. Unë kam vetëm dashuri në zemrën time për të gjithë”, shtoi tutje ai.

Ylli i “Ray” përfundoi duke ripohuar: “Unë e dua dhe mbështes komunitetin hebre. I kërkoj ndjesë më të thellë kujtdo që u ofendua. Asgjë veç dashurisë gjithmonë”.

Kërkimi i faljes së Foxx u prit me reagime të ndryshme, por kryesisht reagime pozitive.

“Gëzohem që e shoh këtë, jam fans i madh yt dhe nuk di çfarë të mendoj për këtë postim, faleminderit për postimin e kësaj faljeje dhe fat të mirë në rimëkëmbjen tënde të vazhdueshme”, komentoi një person.

Një tjetër shtoi – “Unë jam hebre dhe mendova se ishte një hap i tmerrshëm ta quaj atë antisemitik. E dija saktësisht se çfarë doje të thuash. Të gjithë duhet të qetësohen”.

Postimi që Foxx ndau fillimisht, i cili shkaktoi një ton reagimesh në internet, lexonte, “Ata vranë këtë tip të quajtur Jesus… Çfarë mendoni se do të bëjnë me ju?! Miq të rremë, dashuri të rreme”.

Postimi i Jamie Foxx.

Ylli i “Django Unchained” u detyrua ta hiqte atë vetëm disa orë më vonë, pasi u perceptua se përhapte retorikë urrejtjeje ndaj popullit hebre.

Një kritik më parë shkroi në Twitter si përgjigje, “Unë jam një avokat hebre që lufton antisemitizmin. Postimi i Jamie Foxx ishte një mesazh tmerrësisht antisemitik i rrënjosur në shpifjen klasike të gjakut dhe teorinë e konspiracionit anti-hebre”.

Një tjetër ra dakord, “Të shohësh dikë si Jamie Foxx të postojë përmbajtje antisemitike është një kujtesë e trishtuar se hebrenjtë nuk mund të ekzistojnë thjesht si shumica e të tjerëve. Gjithmonë do të ketë njerëz që na urrejnë”.

Megjithatë, të tjerët nuk e lexuan postimin e Foxx në të njëjtën mënyrë, duke përfshirë Jennifer Aniston, e cila “e pëlqeu”.

Alumja e “Friends”, 54 vjeçe, më pas iu desh të mbronte veprimet e saj në mediat sociale, duke shpjeguar se pse e preku butonin “pëlqej”.

“Kjo vërtet më bën të sëmurë. Nuk e kam ‘pëlqyer’ këtë postim me qëllim apo rastësisht”, tha ajo.

“Dhe më e rëndësishmja, dua të jem e qartë me miqtë e mi dhe këdo që lëndohet nga kjo që shfaqet në burimet e tyre – NUK mbështes asnjë formë antisemitizmi. Dhe vërtet nuk e toleroj urrejtje të asnjë lloji”, ka përfunduar Aniston.

Postimi i Foxx vjen pasi një sërë personazhesh të famshëm në Hollywood janë thirrur për komentet e tyre anti-hebreje, përfshirë Kanye West.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore