Bota

Izrael/ Koalicioni i Bennett do të rrezojë qeverisjen e Netanyahu


Parlamenti i Izraelit pritet të miratojë formimin e një qeverie të re, këtë të diele, duke i dhënë fund 12 viteve të qeverisjes nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Qeveria e ardhshme do të krijohet nga një koalicion i disa partive.

Nacionalisti i krahut të djathtë, Naftali Bennett, është gati të bëhet kryeministër duke krijuar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me një udhëheqës centrist.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, Bennett, i cili kryeson partinë Yamina, do të mbajë detyrën deri në shtator të 2023-shit.

Netanyahu, lideri më jetëgjatë i Izraelit, që ka dominuar peisazhin e tij politik për vite me radhë, do të qëndrojë kryetar i partisë së krahut të djathtë Likud dhe do të bëhet udhëheqës i opozitës.

Ai ka sulmuar partinë kandidate për qeverinë e re, duke e quajtur atë një “koalicion të rrezikshëm mashtrimi dhe dorëzimi” dhe është zotuar ta “rrëzojë atë shumë shpejt”.

Ndërkohë, gjyqi i tij për akuzat e ryshfetit, mashtrimit dhe prishjes së besimit, vazhdon akoma.

Pse ka ndodhur kjo?

Netanyahu ka shërbyer për pesë mandate, nga 1996 në 1999, pastaj vazhdimisht nga 2009 në 2021.

Ai bëri thirrje për zgjedhje në prill të 2019-s por nuk arriti të fitonte mbështetjen e mjaftueshme për të formuar një qeveri të re të koalicionit. Zgjedhjet e treta rezultuan në një qeveri të unitetit kombëtar ku. Netanyahu pranoi të ndajë pushtetin me udhëheqësin e atëhershëm të opozitës Benny Gantz. Por marrëveshja u prish në dhjetor, duke shkaktuar një zgjedhje të katërt.

Megjithëse Likud doli si partia më e madhe në parlamentin me 120 vende, Netanyahu përsëri nuk ishte në gjendje të formonte një koalicion qeverisës dhe detyra iu dha Lapid-it, partia e të cilit ishte shfaqur si e dyta për nga mbështetja. Kundërshtimi ndaj Netanyahu për të qëndruar në pushtet ishte rritur, jo vetëm midis të majtëve dhe qendrës por edhe midis partive të krahut të djathtë që zakonisht janë të lidhur ideologjikisht me Likud, përfshirë Yamina.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore