Lajme

Itali: Betohet kryeministri Mario Draghi, qeveria e re përballë sfidave


Mario Draghi, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, u betua si Kryeministër i Italisë, më 13 janar. Draghi do të drejtojë qeverinë si dhe do të duhet të largojë Italinë nga kriza që ka prekur coronavirus-in nga kriza dhe rënia ekonomike.

Draghi ka për detyrë të krijojë politikat për rimëkëmbjen e Italisë nga pandemia. Kryeministrit të ri do t`i duhet të planifikojë se si do të shpenzojë fondin e rimëkëmbjes ( recovery fund). Fondet e Bashkimit Evropian (BE) synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë dhe recesionin që ka goditur Italinë.

Kryeministri i ri ka gjasë të forcojë të gjithë zonën e euros. Suksesi i Draghi-it do t’i provonte aleatëve skeptikë se duke ofruar fonde për jugun e varfër të Italisë, i gjithë blloku mund të fortifikohet.

“Përvoja juaj do të jetë një pasuri e jashtëzakonshme për Italinë dhe Evropën në tërësi, veçanërisht në këto kohë të vështira,” shkroi në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian(KE), Ursula von der Leyen.

Italia është prekur nga recesioni më i thellë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Qindra njerëz po vdesin ende nga COVID-19 çdo ditë, ndërsa fushata e vaksinimit po ecën nga hapa të ngadaltë.

Besohet se Draghi do të jetë në gjendje të mbijetojë koalicionit që përfshin parti me pikëpamje rrënjësisht të kundërta lidhur me çështje si imigracioni, drejtësia, infrastruktura, zhvillimi dhe mirëqenia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore