Lajme

Ish-ministri Selimi: Po përgatis padi civile për shpifje kundër Blerim Sallahut


Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se është duke hartuar padi civile ndaj zëvendësministrit aktual të Drejtësisë, Blerim Sallahut.

“Për shkak se i njëjti ka përdorur shpifje dhe ka përhapur të pavërteta ndaj meje në rastin e ushtrimit të kallëzimit penal kundër meje në 26 prill të këtij viti”, bën të ditur ai.

“Dezinformatat e përhapura nga z.Sallahu u vërtetuan sot me hedhjen poshtë kallëzimit penal nga Prokuroria Speciale. Kësisoj, në emër të dëmit material dhe jo-material që më ka shkaktuar, përmes padisë civile do të kërkojë komepnsim në shumën prej 300 mijë eurove”.

“Këtë shumë”, Selimi shkruan se “do ta dhurojë për ‘Kosovo American Education Fund’ ,një fondacion për të financuar shkollimin e juristëve të rinj kosovarë në ShBA”.

Kallëzimit penal ndaj tij, Selim Selimi e ka cilësuar si përndjekje politike, “që pushteti aktual tenon të kryejë në kundërshtarët e tij politikë”.

“Qeveria aktuale dhe njerëzit e saj që udhëheqin me Ministrinë e Drejtësisë, e kuptojnë drejtësinë vetëm nëse ajo është e kapur. Me veprimet e tyre, ajo [qeveria] është duke shkatërruar dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në vend, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës”, ka përfunduar ai.

Ndërkaq gjatë ditës u bë e ditur se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj ish-ministrit të Drejtësis, Selim Selimit, dhe ish-drejtorit të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, përmes një postimi në Facebook kishte thënë se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tyre “për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore