Lajme

Iraku arreston një të dyshuar të lidhur me sulmin në aeroportin e Bagdadit


Autoritetet irakiane kanë arrestuar një të dyshuar të lidhur me bombardimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.

Burimet thanë se i arrestuari, Akram al-Qaisi, po vazhdon të  mbahet nën hetim nga shërbimet e inteligjencës për të identifikuar bashkëpunëtorët dhe grupin, pas sulmit.

“Një njësi speciale e sigurisë arrestoi, Akram Mahmoud Rashid al-Qaisi, në rrugën midis Diyala dhe Bagdadit”, tha një burim i lartë i sigurisë irakiane për Asharq Al-Awsat.

“Kaisi, i lindur në Bagdad, në vitin 1984, ishte një partner në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit në aeroport”, shtoi ai.

Dëmtimi i avionit pas sulmit me raketa në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit (INA)

Javën e kaluar, gjashtë raketa ranë në kompleksin e Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, duke dëmtuar dy avionë në pistë.

Katër shtetet – Arabia Saudite, Kuvajti, Libani dhe Irani e dënuan sulmin.

Po ashtu edhe ministria e Punëve të Jashtme saudite dënoi “sulmin terrorist” që goditi Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, ndërsa në një deklaratë për media thanë se “refuzojnë kategorikisht këtë sulm tradhtar, i cili kërcënon stabilitetin e Republikës së Irakut dhe rajonit, dhe sigurinë e navigimit ajror”.

Ministria tha se incidenti minon përpjekjet e koalicionit ndërkombëtar për të ndihmuar Irakun të luftojë terrorizmin, duke përsëritur “mbështetjen e plotë të Mbretërisë për Republikën e Irakut në masat që ajo merr për të mbrojtur sigurinë e saj, dhe afirmimin e saj të pozicionit të Mbretërisë që refuzon të gjitha format e dhunës, terrorizmit dhe ekstremizmit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore