Bota

Indonezi/ Nëndetëses së humbur i kanë mbetur dhe 72 ore me oksigjen


Të mërkurën herët në mëngjes, anija KRI Nanggala-402 mendohet të jetë zhdukur rreth 60 milje (100 km) larg brigjeve të Balit.

Autoritetet janë në kërkim të gjashtë anijeve luftarake, një helikopteri dhe 400 personave.

Singapori dhe Malajzia kanë dërguar anije kërkimi. Ndërsa SHBA-të, Australia, Franca dhe Gjermania kanë ofruar ndihmë.

Sipas marinës, nëndetësja e ndërtuar nga Gjermania po zhvillonte stërvitje, por nuk arriti të raportonte, derisa kanë humbur kontaktet.

Disa autoritete u shprehen se kontakti me nëndetësen kishte humbur, pasi iu dha leja të zhytej në ujëra më të thella.

Ndërkohë, është gjetur një gjurmë vaji afër vendit ku nëndetësja u zhyt. Kjo tregon se mund të ketë pasur dëmtime të rezervuarit të karburantit. Gjithashtu është parë si një sinjal nga ekuipazhi.

Anija e zhdukur është një nga pesë nëndetëset që operohen nga Indonezia. U ndërtua në fund të viteve 1970. Më pas iu nënshtrua riparimit dy-vjeçar, në Korenë e Jugut, si dhe përfundoi në 2012.

Zëdhënësi i marinës tha se incidenti ishte hera e parë që Indonezia kishte humbur një nga nëndetëset e saj. Por incidente të ngjashme kanë ndodhur diku tjetër. Në vitin 2017, një nëndetëse ushtarake argjentinase u zhduk në Atlantikun Jugor me 44 ekuipazh në bord.

Gërmadha e saj u gjet një vit më vonë dhe zyrtarët thanë se nëndetësja ishte zhytur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore