Lajme

Human Rights Watch: Raketat nga Hamasi, krime lufte


Hedhja e raketave ndaj Izraelit nga palestinezët në Gaza, gjatë konfliktit në maj, arriti në krime lufte.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga Human Rights Watch (HRW).

Sulmet “shkelën në mënyrë flagrante” ligjet e luftës.

Më shumë se 4 mijë e 360 raketa dhe mortaja janë lëshuar thonë autoritetet izraelite, duke vrarë 13 njerëz. Disa dështuan, duke vrarë palestinezët në Gaza.

Të paktën 260 njerëz u vranë në Gaza gjatë 11 ditëve të luftimeve.

Në raportin e lëshuar të enjten, HRW tha se “raketat dhe mortajat që grupet e armatosura palestineze lëshuan nuk kanë sisteme udhëzuese dhe janë të prira për zjarr, duke i bërë ato jashtëzakonisht të pasakta në drejtimin e tyre”.

Eric Goldstein, drejtor i HRW shtoi se në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, “ligjet e luftës kanë për qëllim t’i mbrojnë të gjithë civilët nga dëmtimet”.

“Autoritetet e Hamas-it duhet t’i ndalojnë përpjekjet për të justifikuar sulmet e paligjshme me raketa që vrasin dhe plagosin civilët pa dallim duke treguar shkeljet e Izraelit”.

HRW thotë se po përgatitet të lëshojë një raport mbi sulmet ajrore izraelite, të cilat shkatërruan ose dëmtuan katër kulla të larta në Gaza.

Human Rights Watch, akuza Izraelit për aparteid ndaj palestinezëve

Një vëzhgues ndërkombëtar i së drejtës, të martën e 27 prillit ka akuzuar Izraelin për ndjekjen e politikave të aparteidit dhe persekutimit kundër palestinezëve. Edhe më tej kundër pakicës së vet arabe që përbëjnë krime ndaj njerëzimit.

Human Rights Watch, me seli në New York, ka botuar një raport me 213 faqe. Ky botim, sipas tyre, nuk kishte për qëllim krahasimin e Izraelit me Afrikën e Jugut të epokës së aparteidit.

Më tepër, për të vlerësuar “nëse aktet dhe politikat specifike” konsiderohen aparteid, siç përcaktohet në ligjin ndërkombëtar.

Ministria e Jashtme e Izraelit hodhi poshtë pretendimet si “të pahijshme dhe të rreme”. Ajo akuzoi HRW-në për strehimin e një “agjende anti-izraelite”, duke thënë se grupi kishte kërkuar “për vite me radhë të promovonte bojkot kundër Izraelit”.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, e mirëpriti raportin.

Disa javë më parë, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) njoftoi se do të hetojë krimet e luftës në Bregun Perëndimor të Pushtuar nga Izraeli dhe Rripin e Gaza-s.

Ushtria izraelite dhe grupet e armatosura palestineze, si Hamasi, janë përmendur si autorë të mundshëm.

Në raportin e tij, HRW-ja vuri në dukje kufizimet izraelite në lëvizjen palestineze dhe kapjen e tokës në pronësi të Palestinës.

Fillimi i konfliktit

Luftimet midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza filluan më 10 maj pas disa javësh tensioni në rritje izraelo-palestineze, që arriti kulmin në përleshjet në al-Aqsa. Një vend i shenjtë. i nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë, në Jerusalemin Lindor të okupuar.

Hamas filloi të qëllonte me raketa, pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse.

Të paktën 256 njerëz, përfshirë më shumë se 100 gra dhe fëmijë, u vranë në Gaza, sipas ministrisë së saj të Shëndetësisë.

Izraeli ka thënë se vrau të paktën 225 militantë gjatë luftimeve. Hamas nuk ka dhënë shifra të viktimave për luftëtarët.

Në Izrael 13 njerëz, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar izraelit, u vranë, thotë shërbimi i tij mjekësor.

Armëpushimi

Të premten e 21 majit, Izraeli dhe grup islamist Hamas-i kanë rënë dakord për një armëpushim, duke ndalur kështu një luftë 11-ditore që shkaktoi vdekjen e mbi 200 njerëzve.

Në orën 2 të mëngjesit të së premtes, ndërsa hyri në fuqi armëpushimi, njerëzit dhe jeta u rikthye në rrugët e Gazës.

Sipas mediave lokale, ata dolën nga shtëpitë e tyre, disa prej tyre duke kënduar dhe fishkëllyer nga ballkonet e shtëpive. Shumë njerëz qëlluan me armë në ajër, duke festuar armëpushimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore