Lajme

Hill zhvillon takim joformal me Abazoviç – ish/kryediplomati malazez: “Takim i pazakontë”


Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, javën e fundit së bashku me gruan e tij kanë qenë në vizitë në Mal të Zi, me ftesën e Kryeministrit Dritan Abazoviç, ka bërë të ditur ambasada amerikane në Podgoricë në një përgjigje për “Grad Televesion”.

Një takim i tillë joformal, sipas këtij televizioni, është i hapur për interpretime të ndryshme, ngase si i tillë, thonë ata, “është i pazakontë” prej ambasadorit më të rëndësishëm në rajon.

“E pazakontë në deklarim, e panjohur në përmbajtje, dhe mbase për shkak të faktit së ambasadori amerikan dhe kryeministri malazez u fotografuan së bashku, mund ta interpretojmë si një lloj demonstrimi publik ose mbështetje, ose kjo është edhe ashtu se si e interpreton Abazoviç”, ka thënë ish-kryediplomati malazez, Miodrag Vlahoviç.

Rritja e interesimit të Christopher Hill në Mal të Zi, duhet të interpretohet në kontekstin e anëtarësimit eventual në “Ballkanin e Hapur”, ka thënë Vlahoviç.

Sipas tij, në lidhje me “Ballkanin e Hapur” administrata amerikane ka disa rezerva, por edhe ndaj sjelljes së qeverisë së Abazoviç.

“Duhet të presim një nivel në rritje të interesimin dhe kritikave publike ndaj qeverisë malazeze, sepse kjo qeveri u formua për të stabilizuar vendin dhe për ta sjellë në gjendjen e rregullt politike të saj”, thotë profesori në Universitetin e Malit të Zi, Danillo Kaleziç.

Washingtoni për këtë gjë edhe i ka dhënë mbështetje kësaj qeverie në rend të parë, konstaton ai.

“Ngjarjet e muajit të kaluar janë duke e shkrirë atë mbështetje dhe do të vazhdojë të zhduket. Kur i ndiqni vetëpërmbajtjet që kjo administratë [amerikane] ka ndaj qortimit të kësaj qeverie, unë e interpretoj si duke i dhënë një tjetër mundësi kryeministrit aktual që të shmang bërjen e asaj marrëveshje [me kishën serbe]”, u shpreh ai.

Vlahoviq kujton se Hill flet pozitivisht për Ballkanin e Hapur dhe promovon diplomacinë amerikane, ndër të tjera, me deklarata se pret ndryshime demokratike në Serbi dhe se vendi duhet të ketë një qeveri më të mirë dhe properëndimore.

“Duke pasur parasysh këto dy gjëra, dhe ne e dimë se në kontekstin e situatës në Serbi, nuk ka as edhe një aluzion të mundësisë që qeveria e ardhshme, e cila kontrollohet absolutisht nga presidenti Aleksandar Vuçiç, të jetë në ndonjë mënyrë më shumë e avancuar, më moderne, më perëndimore se kjo aktualja. Më duket se janë të gjitha arsyet dhe të gjithë treguesit se do të ketë vazhdimësi të politikës së personifikuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç edhe në atë front”, theksoi Vlahoviç.

Nisma e Ballkanit të Hapur, kujton ai, shkakton dilema të mëdha jo vetëm në rajon, por edhe në shumë qendra diplomatike të BE-së.

“Ka një dallim shumë të qartë në vështrimin e asaj iniciative, nga njëra anë nga Washingtoni dhe nga ana tjetër, nga Brukseli dhe qendrat evropiane. Është shumë e çuditshme dhe mjaft shqetësuese dhe komplementare e asaj që thotë Moska zyrtare, pra Kremlini për të”, përfundon Vlahoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore