Euro 2020

Hidhet ideja për një “Superkupë Maradona”


Ndërsa futbolli ka njohur fituesen e Kupës së Amerikës dhe Euro 2020, janë hedhur idetë e para për krijimin e një Superkupe, që do të mbante emrin e të madhit, Diego Armando Maradona.

Argjentina fitoi Kupën e Amerikës pasi mundi Brazilin në finale, me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Angel di Maria-s. Kështu, i erdhi fundi pritjes së gjatë të Lionel Messi-t për të marrë një trofe të rëndësishëm me kombëtaren e tij.

Në më pak se 24 orë, nga titull i Argjentinës, erdhi titulli i Italisë në Euro 2020. Italianët mposhtën Anglinë pas goditjes së penalltive.

Në kohën e rregullt, dy skuadrat u ndan në barazim 1-1, ndërsa me penallti fitoi Italia 3-2. Triumfi italian erdhi pas 53 vitesh pritje.

Gazeta argjentinase “Ole” ka hedhur idenë e krijimit të Superkupës Maradona, për shkak të lidhjes që ai kishte me të dy vendet. I lindur në Argjentinë, por një pjesë të mirë të shkëlqimit të tij në futboll e pati në Itali me Napoli-n.

Maradona ndihmoi Argjentinen të fitonte Kupën e Botës në vitin 1986 dhe gjithashtu ndihmoi Napoli-n te fitonte dy tituj të Serisë A, në vitet 1984 dhe 1991.

“A mund ta imagjinoni një Superkupë midis kampionëve të Amerikës dhe atyre të Evropës? Forca Azurri, luani. Ne nuk jemi aq të mirë”, thuhet ndër të tjera nga Ole.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore