Shqipëria

Hasani takim me Fajon: Sllovenia mbështet Shqipërinë dhe procesin e zgjerimit


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, në Kroaci.

Hasani bëri të ditur se, agjenda e sotme në Dubrovnik ka vijuar me një takim produktiv me homologen sllovene, Tanja Fajon.

“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për Shqipërinë dhe procesin e zgjerimit”, tha Hasani.

Ministri vuri në dukje se, kjo është një kohë vendimtare për rajonin dhe Evropën, teksa theksoi se, “duhet të avancojmë axhendën tonë të integrimit në Bashkimin Evropian”.

 

Më herët, Hasani u takua sot me homologun e tij turk Hakan Fidan.

Në takim Hasani me homologun e tij folën për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Kam pasur një takim të mirë me kolegun tim Hakan Fidan në kufijtë e Forumi i Dubrovniku. U vazhdua me Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi dhe u fokusua në zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hasani në “X”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore