Shqipëria

Hapet aksi Thumanë-Kashar, Rama: Shumë shpejt fillon rruga e Ndroqit dhe zgjerimi i Tiranë-Durrës


Pasditen e sotme është hapur qarkullimi për aksin Thumanë Kashar, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier.

Hapjen e këtij aksi e bënë automjete të vjetra dhe retro.

Punimet për këtë aks zgjatën rreth 9 muaj. Të pranishëm në inaugurimin e këtij aksi ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.

Gjatë inspektimit kryeministri Rama u shpreh se ky aks është fytyra e Shqipërisë në vitin 2030. Nga ana tjetër theksoi se do vijojnë punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, si dhe do vijojnë punimet për rrugën Ndroqit.

“Çfarë është Shqipëria në 2030 mund ta shohin. Brenda kësaj periudhë nga Muriqan në Vlorë duhet të jetë kështu. Ky është korridori blu. Ndërkohë edhe korridor i 8 do jetë i përfunduar. Shumë shpejt do të filloj edhe për Ndroqin dhe autostrada Tiranë Durrës do zgjerohet. Rruga në Ndroq do jetë turistike panoramikë, do jetë kalim alternativ dhe kalim shumë i këndshëm”.

Ai shtoi se “tuneli i Murrizi është fiksimi në luftën me gjeologjinë”.

“Në Murriz po ecim dhe nuk duam të flasim, të vëmë afate. Por nëse edhe fuqia e të zotërve të Dibrës do kemi tunelin para fundit të vitit. Kam parë një lajm që rruga e Arbrit do jetë me pagesë. Nuk do ketë pagesë për rrugën e Arbrit”, u shpreh Rama.

Kalimi në këtë aks do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro.

Ndërkohë të gjithë drejtuesit e automjeteve do të kenë të drejtë të zgjedhin rrugët e shpejtësisë mbi 130 kilometra në orë me pagesë, apo rrugët dytësore të cilat do të jenë të disponueshme pa asnjë lloj pagese.

Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë, duke ofruar gjithashtu kushte të larta sigurie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore