Shëndet

Hapat që duhet ndjekur për të pasur dhëmbë të shëndetshëm


Të pasurit dhëmbë të shëndetshëm kërkon një kujdes gjatë gjithë jetën.

Edhe nëse ju është thënë që keni dhëmbë të bukur, është e rëndësishme të bëni hapat e duhur çdo ditë për t’u kujdesur për ta dhe për të parandaluar problemet. Kjo përfshin marrjen e produkteve të duhura për kujdesin oral, si dhe kujdesin për zakonet tuaja të përditshme.

Albanian Post ju sjell dhjetë hapat që duhet t’i kaloni në të mirë të shëndetit të dhëmbëve tuaj:

Mos shkoni në shtrat pa larë dhëmbët

Nuk është sekret që rekomandimi i përgjithshëm është të lani të paktën dy herë në ditë.

Akoma, shumë prej nesh vazhdojnë të lënë pas dore larjen e dhëmbëve gjatë natës. Por larja para gjumit heq qafe mikrobet dhe pllakat bakteriale që grumbullohen gjatë gjithë ditës.

Furçë ideale

Përkujdesuni të keni një furçë kualitative për pastrimin e dhëmbëve tuaj.

Mënyra se si lani është po aq e rëndësishme – dhe nëse pastrimi i dhëmbëve nuk është në nivel , është pothuajse aq keq sa të mos i pastrosh fare.

Shpenzoni kohën tuaj, duke lëvizur furçën e dhëmbëve me lëvizje të butë, rrethore për të hequr pllakat.

Pllaka e pa hequr mund të ngurtësohet, duke çuar në grumbullimin e gurëve dhe gingivitit (sëmundja e hershme e mishit të dhëmbëve).

Mos e neglizhoni gjuhën tuaj

Pllakat gjithashtu mund të krijohet në gjuhën tuaj.

Kjo jo vetëm që mund të çojë në erë të keqe të gojës, por mund të çojë edhe në probleme të tjera të shëndetit oral.

Prandaj, pastroni butësisht gjuhën tuaj sa herë që lani dhëmbët.

Përdorni një pastë dhëmbësh me fluor

Kur bëhet fjalë për pastën e dhëmbëve, ka elementë më të rëndësishëm për t’u kërkuar sesa fuqia zbardhuese dhe aromat.

Pavarësisht se cilin opsion zgjidhni, sigurohuni që të përmbajë fluor.

Ndërsa fluori është vënë nën dyshim nga ata që shqetësohen se si ndikon në fushat e tjera të shëndetit, kjo substancë mbetet një shtyllë kryesore në shëndetin oral.

Kjo sepse fluori është një mbrojtje kryesore kundër prishjes së dhëmbëve. Funksionon duke luftuar mikrobet që mund të çojnë në prishje, si dhe duke siguruar një pengesë mbrojtëse për dhëmbët tuaj.

Pini më shumë ujë

Uji vazhdon të jetë pija më e mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm – përfshirë shëndetin oral.

Gjithashtu, mjekët rekomandojnë pirjen e ujit pas çdo vakti.

Kjo mund të ndihmojë në larjen e disa prej efekteve negative të ushqimeve dhe pijeve ngjitëse të cilat dëmtojnë shëndetin e dhëmbëve.

Hani fruta dhe perime

Ushqimet e gatshme për t’u ngrënë janë të përshtatshme, por ndoshta jo aq shumë kur bëhet fjalë për dhëmbët tuaj.

Ngrënia e produkteve të freskëta dhe krokante jo vetëm që përmban më shumë fibra të shëndetshme, por është edhe zgjedhja më e mirë për dhëmbët tuaj.

Kufizoni ushqimet me sheqer dhe acid

Sheqeri shndërrohet në acid në gojë, i cili më pas mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve tuaj.

Këto acide janë ato që çojnë në zgavra.

Frutat acidike, çajrat dhe kafeja gjithashtu mund të shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve.

Ndërsa nuk keni nevojë domosdoshmërish t’i shmangni totalisht ushqimet e tilla, mjafton të jeni të vëmendshëm në atë se çfarë konsumoni.

Vizitoni dentistin tuaj të paktën dy herë në vit

Rutina juaj e  përditshme është thelbësore për shëndetin tuaj të përgjithshëm oral.

Por përkundër kujdesit tuaj dhe pastrimit me orar, preferohet ta vizitoni dentistin tuaj për pastrime dhe kontrolle, të paktën dy herë në vit.

Jo vetëm që një dentist mund të heq gurët dhe të zbuloj problemet e mundshme për të cilat nuk jeni në dijeni që i keni, por ata gjithashtu do të jenë në gjendje të zbulojnë çështje të mundshme dhe të ofrojnë zgjidhje për trajtimin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore