Jetesë & Stil

Gwen Stefani dhe Blake Shelton martohen me ceremoni private


Dyshime më nuk ka!

Kësaj radhe ylli i muzikës pop, Gwen Stefani dhe këngëtari amerikan, Blake Shelton, përfundimisht e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Dyshja janë tashme të martuar edhe zyrtarisht dhe e gjithë kjo ndodhi pothuajse një muaj pasi vetë Stefani, kishte nxitur thashethemet për një hap të tillë duke postuar unazën me diamant të blerë nga Shelton.

Por, dasma nuk ishte publike, për më tepër pjesë e saj ishin vetëm miq dhe familjarë të ngushtë të çiftit, teksa ceremonia u zhvillua në fermën e Shelton në Oklahoma, raportojnë burime pranë të së përditshmës “Page Six”.

Prinderit e Gwen Stefanit.

Madje, në imazhet e siguruara nga paparacit, duken edhe prindërit e Gwen, Dennis Stefani dhe Patty Flynn, mysafirë e muzikantë të cilat janë parë duke hipur në një makinë luksoze transportuese për në destinacionin e evenimentit të martesës së artistëve.

Rezidenca e Blake Shelton dhe Gwen Stefani.

Këngëtari, Shelton, kishte ndërtuar një shtëpi të re për të dhe tashmë gruan e tij, Gwen Stefani.

Gwen Stefani dhe Blake Shelton.

Ndryshe, dyshja e famshme, kishin filluar të takoheshin që nga viti 2015, pas eksperiencës së tyre televizive si pjesëtarë të jurisë së “The Voice”.

Aso kohe që të dy ishin të divorcuar nga martesat e tyre paraprake.

Në korrik të vitit 2015, Shelton, kishte bërë kërkesë për divorc nga Miranda Lamberta, gruaja e tij e dytë, me të cilën kishte plot katër vjet martesë.

Pak pas, Shelton e Lamberta, historisë së dashurisë i dhanë fund edhe Gwen Stefani me Gavin Rossdale, të cilët vendosën të ndaheshin pas 13 vjetësh martesë nga e cila kishin tre fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore