Lajme

Gruaja më e gjatë në botë bën fluturimin e saj të parë me avion


Gruaja më e gjatë në botë mund të fluturonte në aeroplan për herë të parë pasi linja ajrore hoqi gjashtë ulëse ekonomike për ta akomoduar atë.

Lajmi u bë i ditur nga kompania “Business Insider”.

Rumeysa Gelgi u shpall gruaja më e gjatë në botë (2.15 metra), nga Guinness World Records vitin e kaluar.

Turkish Airlines përshtati një nga avionët e tyre për ta lejuar atë të udhëtonte për në San Francisko në shtator.

Kjo, duke hequr gjashtë ndenjëse dhe duke i zëvendësuar ato me një barelë speciale që ajo të udhëtonte në fluturimin 13-orësh, raportoi MailOnline.

Gelgi, 24 vjeç, nuk kishte qenë kurrë më parë në gjendje të udhëtonte me aeroplan për shkak të shtatit të saj, të shkaktuar nga një gjendje e quajtur sindroma Weaver që shkakton ndër të tjera rritje të kockave.

Edhe si fëmijë, ajo ishte shumë e madhe për t’u vendosur në sediljet e avionit, sipas gazetës.

Ajo zakonisht përdor një karrige me rrota për të lëvizur për shkak të gjendjes së saj.

Gelgi ndau një seri imazhesh të saj gjatë udhëtimit në Instagram dhe tha se ishte “një udhëtim i përsosur nga fillimi në fund”.

“Ky ishte fluturimi im i parë, por sigurisht nuk do të jetë i fundit. Që tani e tutje, do të jem shumë e nderuar dhe e lumtur të fluturoj në vende të ndryshme të botës me Turkish Airlines. Një falenderim nga zemra për çdo person të përfshirë në udhëtimi im”, shkruan ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore