Jetesë & Stil

Gruaja e Rod Stewart, në patrollim të rrugëve të Londrës


Shumica e grave të yjeve botërore pëlqejnë të bëjnë jetë të klasës së lartë, por bashkëshortja e këngëtarit dhe tekst shkruesit britanik, Rod Stewart, Penny Lancaster nuk është një prej tyre.

Penny Lancaster, në një konkurs britanik të bukurisë.

Dikur ajo ishte një modele e famshme të brendshmeve, ndërsa së fundmi ajo kaloi testin për t’u bërë një oficere policie e qytetit të Londrës.

Punën e saj po e bën për mrekulli, njoftojnë mediat lokale, teksa që në ditën e saj të parë ajo bëri bujë në shtypin rozë kur zuri një person i cili po urinonte në rrugë.

Penny Lancaster.

Po sa personi e pa Penny-n duke shkuar drejt tij, ai u tregua i shpejtë duke e ndalua aktin e jashtëligjshëm.

Por, ani pse i shpejtë, ai përsëri rezultoi i pasuksesshëm, sepse Lancaster , pos që e gjobiti, e urdhëroi atë ta pastrojë rrëmujën që e kishte bëre.

Penny Lancaster në detyrën e polices.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që ajo bie në sy për kryerje korrekte të detyrës së saj si police.

Gjatë një interviste për emisionin “Good Morning Britain”, Penny, kishte zbuluar një nga eksperiencat e saj më të suksesshme në pozitën e polices.

Lancaster kishte shpëtuar një grua e cila po tentonte ta vriste veten.

Penny Lancaster në detyrën e polices.

“Kur ju mendoni për policinë, ju mendoni për krimet më të dhunshme, por ne jemi atje për të ndihmuar. Në këtë kohë të veçantë ka shumë incidente në ura dhe unë ndihmova dikë që ishte shumë e dëshpëruar në urë dhe ishte gati t’i jepte fund jetës së saj”, tha ajo.

Ajo shtoi se pozita prej polices është edhe e rrezikshme, sepse jo gjithmonë ke të bësh me njerëz të kuptueshëm, por që sipas saj, përkrahja e bashkëshortit është një ndihmesë e madhe për të që e bën të vazhdoj dhe të mos ndalet dot.

Mes tjerash, Lancaster, tregoi se iu ishte nënshtruar dy testeve me shkrim, një me fitnes dhe një intervistë me dy oficer, për të fituar punën prej policeje.

Ndryshe, Penny Lancaste ishte martuar me yllin britanik, Rod Steward në vitin 2007, dhe nga martesa me të në jetë ka sjellë dy fëmijë, Alastair, 15 vjeç dhe Aiden, 10 vjeç.

Penny Lancaster dhe Rod Stewart me fëmijët e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore