Lajme

Greqia nuk ka konfirmuar akoma hapjen e kufirit me MV-në


Autoritetet në Maqedoninë e Veriut (MV) nuk kanë marrë ende konfirmim zyrtar për hapjen e kufirit grek. Ata presin konfirmim nga fqinji i tyre.

Kryeministri i MV-së, Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani presin konfirmimin për hapjen  kufirit me 14 maj.

Zaev u shpreh se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka marrë një konfirmim nga pala greke se është planifikuar që kufiri të hapet me 14 maj.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se, “tani për tani nuk ka ndonjë vendim zyrtar për ditën dhe mënyrën e hapjes së kufijve me Greqinë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore