Rajoni

Greqi/ Sulmohen bizneset e gruas sё Zёvёndёs Ministrit tё Mbrojtjes


Njё palestёr dhe njё dyqan rrobash pёr fёmijё, qё i pёrkisnin gruas sё zёvёndёs Ministrit tё Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit tё Krizava, Nikos Hardalias u sulmuan me armё zjarri nё orёt e para tё mёngjesit.

Sipas ELAS, personat e panjohur vendosën pajisje ndezëse me bombola gazi jashtë dy kompanive, të cilat janë shumë afër njëra-tjetrës, në rrugën Formionos.

Shpёrthimet ndodhёn pak pas orёs 1:30, nё zonёn e quajtur Vyronas.

U shkaktuan dёme nё fasadat e dy ndёrmarrjeve, si dhe njё zjarr i vogёl.

7 zjarrfikës me 2 automjete u përpoqën ta shuanin.

Pesё persona u arrestuan, por mё pasё u lanё tё lirё nё mungesё tё provave.

Lajm në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore