Lajme

Granatimet ruse pengojnë evakuimin e civilëve ukrainas


Ministria e Jashtme e Ukrainës ka bërë me dije se granatimet ruse po pengojnë evakuimin e civilëve nga Kievi, Mariupol, Sumy, Kharkiv, Volnovakha dhe Mykolayiv.

“Kjo parandalon kalimin e sigurt të kolonave humanitare me shtetas ukrainas dhe të huaj, si dhe dërgimin e barnave dhe ushqimit”, thuhet në një deklaratë.

Më tej ajo u bëri thirrje udhëheqësve të huaj që të detyrojnë Rusinë të respektojë një armëpushim për të parandaluar atë që tha se mund të ishte një katastrofë humanitare.

Kjo është dita e 12 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrianës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së 1.8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mbi 11 mijë ushtraë rusë kanë humbur jetë. Ndërsa 364 civilë ukrainas janë vrarë nga sulmet e vazhdueshme ruse që prej 24 shkurtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore