Lajme

Grabitën banesa dhe qëndruan në to për të ngrënë dhe për të fjetur


Ata vodhën banesa, por para se të largoheshin, u ulën në tavolinë dhe hëngrën dreka dhe darka.

Karabinierët e Compagnia di Susa identifikuan dhe arrestuan dy hajdutët që ditët e fundit kanë vjedhur nga dy apartamente në Meana di Susa, të përdorura si banesa të dyta.

Ndaj dhe ata kanë përfituar nga mungesa e pronarëve.

Kriminelët me kombësi të huaj nuk u kufizuan vetëm në vjedhjet brenda banesave të godinës në via Gravere 1, por ndaluan edhe për të ngrënë, pirë e për të fjetur për disa ditë.

Mirëpo, policia arriti të vinte në gjurmët e autorëve, duke i vënë para drejtësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore