Shqipëria

Gonzato takim me kreun e KLSH-së: Institucioni, rol vendimtar antikorrupsional


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.

Përmes një postimi në platformën “X”, Gonzato ka shkruar se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rol kyç në luftimin e parandalimin e korrupsionit.

Detyra të tjera të rëndësishme që i ngarkohen këtij institucioni janë promovimi i qeverisjes së mirë dhe përdorimit efikas të fondeve publike, e po kështu mbështetja e Kuvendit në mbikëqyrjen e tij buxhetore.

Silvio Gonzalo shkruan se takimi mes tij dhe Arben Shehu shërbente si një inkurajim për përmirësimin e aksesit të raporteve të auditimit nga Parlamenti, OSHC-të dhe qytetarët.

Postimi i plotë

Kontrolli i Lartë Shtetit luan një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe parandalimin e tij, në promovimin e qeverisjes së mirë dhe përdorimit efikas të fondeve publike, si dhe në mbështetjen e Kuvendit në mbikëqyrjen e tij buxhetore. Gjatë takimit të sotëm me Kryetarin e tij, Arben Shehu, folëm për forcimin e rolit të KLSH-së. Gjithashtu e inkurajova atë që të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e aksesit dhe përdorimit të raporteve të auditimit nga Parlamenti, OSHC-të dhe qytetarët.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore