Bota

Gjyqi i Robert Durst-it rihapet pas 14 muajve pushim për shkak të pandemisë


Trashëgimtari multimilioner i pasurive të patundshme dhe subjekt i dokumentarit “The Jinx” do të shkatërrohet nga fjalët e tij. Kjo bëhet e ditur nga Prokuroria.

“Robert Durst, trashëgimtari multimilioner i pasurive të patundshme i akuzuar për vrasje, do të dënohet nga fjalët e tij”, ka thënë një prokuror gjatё deklaratave nё rihapjen e gjyqit tё tij, 14 muaj pas, pёr shkak tё pandemisё.

Zëvendësavokati John Lewin ka bërë një përmbledhje të deklaratave të Durst-it.

Sipas tij, aty janë të gjitha të vërtetat dhe gënjeshtrat, ku tregohen provat se 78-vjeçari vrau mikun e tij mё tё mirё dhe njё fqinj pёr tё fshehur vrasjen e gruas sё tij.

Sipas Lewin, “një nga shenjat dalluese të Bob Durst-it është se, pavarësisht të gjitha gënjeshtrave që ai thotë, nuk merr mundimin as për t’i mbajtur mend ato”.

Multimilioneri akuzohet vetëm për akuzën e vrasjes së Susan Berman-it, në shtëpinë e saj në Los Angeles para 21 vitesh.

Durst mohon vrasjen e Berman-it, i cili ishte i besuari i tij për një kohë të gjatë dhe zëdhënësi jozyrtar, kur Kathie Durst u zhduk në New York në vitin 1982.

Lewin tha se vrasja e Berman-it, i cili u qëllua në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e afërt dhe, më pas, pranimi i Durst-it pёr vrasjen fatale tё njё udhёtari në Teksas në vitin 2001, kanë qenë të lidhura me misterin e zhdukjes sё Kathie Durst.

“Gjithçka fillon me zhdukjen dhe vdekjen e Kathie Durst nga duart e Durst”, tha Lewin. Robert Durst u shpreh se nuk kishte asnjë lidhje me zhdukjen e saj.

Durst, i cili vuan nga sëmundje të panumërta, u ul në një karrocë ndërsa ndiqte procesin në një kompjuter tablet, që siguronte një transkriptim në kohë reale. Ai ka dёmtim tё dёgjimit.

Avokatët e mbrojtjes do të paraqesin përmbledhjen e tyre të provave të mërkurën. Vitin e kaluar, ata tronditën audiencën kur thanë se do ta vendosnin Durst në stendën e dëshmitarëve.

Durst u lirua nga akuza për vrasje në një gjykatë në Teksas, pasi dëshmoi se vrau Morris Black nё njё pёrleshje nё dhomёn e shtёpisё nё Galveston ku jetonin tё dy, teksa ky i fundit i kishte drejtuar armёn, sipas dёshmisё sё tij.

“Ai e vrau Black-in, sepse kishte zbuluar identitetin e Durst-it”, tha Lewin.

Durst ishte fshehur në Teksas, pasi prokurorët e New York-ut rihapën hetimin për vdekjen e dyshuar të Kathie Durst.

Durst vrau Black, rreth nëntë muaj pasi Berman u gjet e vdekur në shtëpinë e saj nё Benedict Canyon në dhjetor tё vitit 2000. Policia gjeti vetёm një shënim me adresën e saj dhe fjalën “KUFOMЁ” të shkruar me shkronja të mёdha.

“Durst vrau Berman nga frika se mos i tregonte policisё, se si ajo e ndihmoi atë të mbulonte zhdukjen e gruas së tij”, tha Lewin.

Lewin tregoi njё dëshmi tё Nick Chavin, një mik i ngushtë i të pandehurit dhe viktimës, i cili tha se Berman i kishte thёnё njёherё se Durst kishte vrarë Kathie.

“Unë u detyrova”, kishte thёnё Durst, sipas Chavin.

“Ishte ajo ose unë, nuk kisha zgjidhje”.

Ky lajm është marrë dhe përshtatur nga The Guardian për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore