Lajme

Gjykata e New York-ut, 9 mijё çёshtje në shqyrtim për abuzimet seksuale në fëmijëri


Për dy vjet, New York ka hoqi përkohësisht kufirin e tij të zakonshëm kohor për paditë civile.

Kjo, në mënyrë që viktimat e abuzimit seksual në fëmijëri të padisin kishat, spitalet, shkollat, kampet, institucionet e tjera dhe njerëzit që i konsiderojnë përgjegjës për lejimin e pedofilisë.

Katër nga dioqezat katolike romake të shtetit kanё shpallur falimentin si rezultat i proceseve gjyqësore të nisura nga Akti Shtetëror i Viktimave të Fëmijëve.

Mijëra akuza të reja kundёr priftërinjve, mësuesve, drejtuesve tё skautëve dhe autoriteteve të tjera kanё mbёrritur, duke intensifikuar mizorinё nё institucionet e kujdesit tё fëmijëve.

“Ka qenë një përvojë shumë shëruese për mua”, tha Carol DuPre, 74 vjeç, e cila paditi dioqezën katolike romake në Rochester, duke deklaruar se ishte ngacmuar nga një prift në adoleshencë, në fillim të viteve 1960, teksa numëronte ofertat dhe shtypte buletinet pas shërbesave të kishës.

DuPre shprehet se, pavarësisht se i kishte “maganizuar” ngjarjet nё mendjen e saj, pёr dekada tё tёra kujtimet vazhdonin ta pёrndiqnin.

Megjithatё, nё momentin e ngritjes sё padisё, ajo shprehet se ishte e lehtё pёr tё marrё vendimin.

“Ideja se do tё përballem, do të flas për të dhe do tё merrem me të, po më liron nga brenda”, tregoi 74-vjeçarja.

New York-u është një ndёr shtetet që kanë lejuar njerëzit të padisin abuzimet e fëmijërisë, pavarësisht se sa kohë më parë ka ndodhur. Hapёsira të ngjashme u mundёsuan në New Jersey dhe California.

Zakonisht, gjykatat vendosin afate për padi, për shkak të vështirësisë në mbajtjen e një gjykimi të drejtë mbi incidentet që kanë ndodhur shumë vite më parë.

Dëshmitarët vdesin ose largohen. Regjistrimet humbasin. Kujtimet zbehen.

Megjithatë, ligjvënësit besojnё se, përkundër kёtyre pengesave, viktimat meritonin një mundësi për drejtësi dhe pёr tё marrё guximin për të folur mbi gjërat që kanë mbajtur për vete për vite me radhё.

Leja njëvjeçare e New York-ut fillimisht ishte menduar të përfundonte më 14 gusht 2020, por ajo u zgjat dhe dy herë.

Regjistrimet elektronike do të pranohen deri në mesnatën e së shtunës, sipas një zëdhënësi të gjykatave shtetërore.

“Cunami” i proceseve gjyqësore befasoi edhe disa nga avokatët që punojnë rregullisht me viktima të dyshuara të abuzimit.

“Ne menduam se ndoshta kemi njëqind raste ose disa qindra raste dhe ja ku jemi”, tha avokati James Marsh, firma e të cilit ka regjistruar rreth 800 raste.

Mijëra nga rastet e ngritura në New York përfshijnë institucione fetare, sipas të dhënave të gjykatës.

Ekspertët paralajmërojnë se është shumë herët për të vlerësuar detyrimet e entiteteve tё kishës nё shtet, megjithëse Anderson, i cili e quan New York-un “fushën kryesore të betejës”, pret që të jenë në miliarda dollarë.

Qendra e Dioqezës së Rockville në Long Island përmendi barrën “e rëndë” financiare nga proceset gjyqësore, kur u bë dioqeza më e madhe në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar falimentimin tetorin e kaluar.

Gjysma e tetë dioqezave katolike romake të New York-ut kanё paraqitur gjithashtu falimentin, duke filluar me Dioqezën e Rochester në vitin 2019.

“Çfarëdo dhimbje financiare që Kisha pëson si rezultat i kësaj krize ёshtё e zbehtë krahasuar me vuajtjet që ndryshojnë jetën e të mbijetuarve”, tha Dennis Poust, drejtor ekzekutiv i Konferencës Katolike të Shtetit të Nju Jorkut, në një e-mail.

Poust tha se peshkopët janë përqendruar tani në zgjidhjen e kërkesave civile, në mënyrë që t’i kënaqë ata që janë dëmtuar.

Nё njё kohё po ruan shërbesat bamirëse, arsimore dhe sakramentale të kishës.

Falimentimet lejojnë dioqezat të konsolidojnë paditë e viktimave dhe të negociojnë me paditësit si një klasë e vetme.

Për shembull, Skautët e Amerikës kërkuan mbrojtje nga falimentimi në shkurt tё vitit 2020 dhe muajin e kaluar arritën një marrëveshje prej 850 milionë dollarësh me avokatët që përfaqësonin dhjetëra mijëra viktima të abuzimit seksual të fëmijëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore