Shqipëria

GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës


Gjykata e Posaçme ka dënuar me dy vite burg ish-kreun e Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena.

Kjo për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Lenës i ndalohet edhe ushtrimi i funksionit për një afat 3 vjeçar.

Lena akuzohet si pjesë e grupit të pesë personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës.

Kjo për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozicin, i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore