Lajme

Gjermania përkujton ikonën e rezistencës ndaj nazizmit, Sophie Scholl


Gjermania përkujtoi të dielën e 9 majit, 100 vjetorin e lindjes të Sophie Scholl. Një grua e re që u bë një ikonë për rolin e saj në grupin e rezistencës antifashiste “Trëndafili i Bardhë”.

Scholl dhe anëtarët e tjerë të grupit u arrestuan në 1943 pasi shpërndanë fletëpalosje ndaj regjimit të Adolf Hitlerit. Ajo dhe vëllai i saj Hans u ekzekutuan katër ditë më vonë pasi refuzuan të kërkonin falje.

Historia e grupit, duke përfshirë ndërgjegjësimin gradual të vëllezërve dhe motrave Scholl. Më pas me refuzimin e tmerreve të ideologjisë dhe militarizmit nacional-socialist, është bërë një element kryesor i mësimeve të historisë në shkollat ​​gjermane. Jeta e saj gjithashtu është dramatizuar rregullisht në filma, shfaqje dhe së fundmi një profil në Instagram.

Të dielën, dhjetëra të rinj në Mynih morën pjesë në një shfaqje teatrale në lidhje me jetën e Scholl, mbajtur në ambient të hapur për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Përpjekjet e fundit nga protestuesit anti-lockdown për të portretizuar Sophie Scholl si një shembull të nevojës për t’i rezistuar rregullave të qeverisë për mbajtjen e maskave dhe distancës fizike janë denoncuar nga organizatat që përfaqësojnë të mbijetuarit e Holokaustit, përfshirë Komitetin Ndërkombëtar të Auschwitz-it.

Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror Gjerman të Hebrenjve, kritikoi krahasimet midis protestuesve anti-lockdown dhe viktimave të persekutimit nazist si “të neveritshëm dhe të patolerueshëm”.

Guvernatori i Bavarisë, Markus Soeder, bëri homazhe te Scholl të premten, duke vënë në dukje se në moshën 21 vjeçare ajo kishte qenë e gatshme të “sakrifikonte jetën e saj për liri, për qëndrimet e saj, për ndërgjegjen e saj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore