Lajme

Gjermania do të mbyllë pothuajse të gjitha konsullatat ruse


Qeveria gjermane tha të mërkurën se do të mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse në vend duke hequr licencat e tyre.

Ky veprim erdhi pas vendimit të Moskës për të kufizuar numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi në 350.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia britanike “Reuters”.

Qeveria ruse do të lejohet ende të operojë ambasadën e saj në Berlin dhe një konsullatë të përgjithshme.

Nga ana tjetër, Gjermania pret që pjesa tjetër të pushojë operacionet deri në fund të vitit, tha ministria e jashtme duke cituar Reuters.

Në të njëjtën kohë, Gjermania do të mbyllë konsullatat e saj në Kaliningrad, Yekaterinburg dhe Novosibirsk.

Këto, duke lënë në funksion vetëm ambasadën gjermane në Moskë dhe konsullatën në Shën Petersburg.

Lëvizja e Berlin-it paraqet një ulje të mprehtë të lidhjeve dypalëshe në mes të një kolapsi më të gjerë të marrëdhënieve që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë akuzoi Moskën për përshkallëzimin e tensioneve duke vendosur kufizime në numrin e zyrtarëve që lejohen të punojnë në Rusi.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Gjermanisë, e cila dikur ishte blerësi më i madh i naftës dhe gazit rus, janë prishur që nga pushtimi në shkurt 2022 dhe Perëndimi u përgjigj me sanksione dhe furnizime me armë.

Gjermania po planifikon të heqë shumë punonjës që punojnë në misionet e saj në Rusi pasi Moska vendosi kufizime në numrin e lejuar për të punuar në vend, duke përfshirë mësuesit dhe punonjësit në Institutin Goethe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore