Lajme

Gjermani/ Skandal me lobimin, dorëheqja e tretë e një deputeti


Mark Hauptmann është parlamentari i tretë gjerman midis konservatorëve të kancelares Angela Merkel, që ka dhënë dorëheqjen në kuadër të skandalit të lobimit.

Ai i ka mohuar raportet se ka marrë ryshfet për të kryer reklama turistike.

Ky dëmtim i bllokut të partisë së kancelares ka ndodhur vetëm disa ditë para zgjedhjeve kryesore të shtetit.

Më herët, revista e lajmeve Spiegel, publikoi një raport, ku akuzohen zyrtarë të ndryshëm për marrjen e parave në këmbim të reklamave.

Reklamat u përkasin vendeve të Azerbaijan-it, Taiwan-it dhe Vietnam-it.

Hauptmann, për gazetën gjermane Die Welt, u shpreh se ai “kundërshton me forcë dyshimet” dhe “keqinterpretimet” e ngritura në raport.

Në faqen e tij të internetit, Hauptmann citon studimet e tij në shkenca politike dhe komunikimin ndërkulturor në Universitetin Jena të Thuringia-s.

Ai ka punuar për Parlamentin Evropian, fondacionin e CDU’s Konrad Adenauer në Pekin, në Ministrinë e Transportit të Thuringia-s dhe kryesoi një grup të vogël të parlamentarëve CDU-CSU në Bundestag.

Gjatë udhëtimeve “të shpeshta” të delegacionit parlamentar jashtë vendit, tha Hauptmann, ai kishte vendosur “shumë kontakte interesante”, duke përfituar shumë nga industria e mesme e Thuringia-s dhe i ka paraqitur gjithashtu në gazetën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore