Bota

Gjendet trupi i pajetë i një foshnje nga Kurdistani në brigjet e Norvegjisë


Trupi, i gjetur në brigjet e Norvegjisë, i përket një foshnje 15-muajsh me origjinë kurde. Së bashku me të është shuar edhe familja e tij.

Ai quhej Artin. Bashkë me të u shua dhe familja e tij, teksa po përpiqeshin të kapërcenin Kanalin.

Ka qenë Policia Kufitare Norvegjeze, që e ka gjetur trupin, ndërsa e kanë identifikuar trupin përmes një ekzaminimi krahasues të ADN-së.

Më pas, ato kanë bërë me dije se vogëlushi humbi jetën, së bashku me katër anëtarë të familjes së tij kurdo-iraniane, pasi anija me të cilën po udhëtonin u mbyt në tetor.

Ata po përpiqeshin të mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar nga Franca. Grupi me emigrantë ishin nisur më 7 gusht 2020, nga Kurdistani dhe aksidentalisht kishin përfunduar në Turqi.

Nga aty, nëpërmjet kontrabandistëve rusë dhe ukrainas, që në mënyrë të përsëritur transportojnë ilegalisht migrantë nga Kalabria drejt Salento-s.

Për të arritur identifikimin, u mor një profil i ADN-së dhe, më pas, u vërtetua se ai ishte me të vërtetë Artin.

Familjarët e familjes kishin shprehur dhimbjen dhe konfuzionin e tyre, ndërsa prisnin të dinin se çfarë kishte ndodhur me Artin-in. Tani eshtrat e fëmijës do të dërgohen përsëri në Iran për t’u varrosur.

Trupi i Artin-it u gjet në brigjet e Norvegjisë Jugore, afër qytetit Karmoy.

BBC dhe policia britanike kanë rindërtuar të gjithë udhëtimin që ka përshkuar foshnja dhe familja e tij. Grupi ishte larguar më 7 gusht tё vitit 2020 nga Kurdistani Iranian.

Edhe sot 60 refugjatë kurdë mbërritën në Puglia dhe, gjatë operacioneve të shpëtimit, Policia Italiane e Financave arrestoi dy trafikantë rusë.

Qëllimi i familjes së Artin-it ishte që të mbërrinin në kampin Dunkirk. 15 njerëz shpëtuan nga fundosja e anijes, dëshmitë e të cilëve bënë të mundur rindërtimin e të gjithë udhëtimit.

Rruga, e cila i çon migrantët të sfidojnë kalimin e Kanalit Anglez nga Franca në Britaninë e Madhe, mbetet ndër më të rrezikshmet.

Në javën e parë të qershorit, policia e Mbretërisë së Bashkuar përgjoi rreth 600 njerëz, teksa përpiqeshin të zbarkonin përtej Kanalit nga Calais.

Në vitin 2020, numri i përgjithshëm ishte mbi tetë mijё. Qeveria e Londrës u përpoq të ndalonte rrjedhën, duke ndërtuar barriera metalike.

Një marrëveshje e arritur nëntorin e kaluar, midis Francës dhe Britanisë së Madhe, parashikon një intensifikim të patrullave, gjithashtu me përdorimin e dronëve me një kosto totale prej 31 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore