Jetesë & Stil

Gigi Hadid rrëfen momentin e lindjes


Modelja e njohur Gigi Hadid, ka rrëfyer për revistën Vogue momentin e lindjes. Ajo është një ndër nënat më të reja në botën e show bizit.

Ajo ka rrëfyer për jetën e saj të re si mami i Khait, lindja e së cilës nuk kishte qenë e lehtë.

Hadid ka rrëfyer se vajza e saj lindi në shtëpinë e tyre në Pensilvani me asistencën e një mamie. Pranë saj ishin mami, motra e saj Bella dhe Zayn.

“Unë nuk e dija si do  të ishte lindja me epidural dhe mamia më tha se duhet të shtrëngohesha dhe të shtyja, dhe të njëjtën gjë do bëja edhe nëse do isha e shtruar në spital”, ka rrëfyer Ggi dhe pas 14 orësh dhimbje, Khai erdhi në jetë.

E rraskapitur, ajo as që e kishte kuptuar momentin kur Khai kishte dalë nga barku i saj.

“Isha e rraskapitur, ngrita kokën dhe pashë që ai po e mbante në krahë. Ishte aq e ëmbël”, është shprehur modelja 25-vjeçarja.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore