Lajme

Frika nga pushtimi rus, trupat kanadeze zhvendosen në Dnipro


Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand, thotë se të gjitha trupat kanadeze të stacionuara në Ukrainë janë zhvendosur në perëndim të lumit Dnieper në Dnipro.

Kjo, pasi shqetësimet për një pushtim të mundshëm rus vazhdojnë të rriten.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha javën e kaluar se 200 ushtarët në misionin e Operacionit Unifier tani ishin “të fokusuar të gjithë në Ukrainën perëndimore, ku rreziqet janë më të ulëta”.

Por komentet e Anand-it përfaqësonin informacionin më specifik se si ka ndryshuar qëndrimi ushtarak i Kanadasë.

Ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand

Operacioni Unifier kishte dërguar më herët trajnerë ushtarakë në pothuajse të gjitha rajonet e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara thirrën një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Anand është në një vizitë dy-ditore të organizuar me nxitim në Kiev ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kreu i presidencës ukrainase kritikoi qeveritë dhe mediat perëndimore për mbitheksimin e mundësisë së një pushtimi rus.

Zelensky tha se bisedat e luftës po krijonin “panik” që po dëmtonte ekonominë e vendit të tij.

Numri një i presidencës kritikoi gjithashtu vendimin e disa ambasadave perëndimore, përfshirë atë të Kanadasë, për të tërhequr stafin diplomatik nga Kievi.

Global Affairs Canada tha se përveç anëtarëve të familjeve të diplomatëve me bazë në Ukrainë, po tërhiqen edhe diplomatët “jo thelbësorë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore