Lajme

Francë/ Le Pen propozon ndalimin e shamisë në vendet publike


Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, propozoi një ndalim të shamive në të gjitha vendet publike.

Ajo u shpreh se duhet një ligj i ri për të ndaluar ideologjitë islamike, të cilat i quajti “totalitare dhe vrasëse”.

Që nga marrja e partisë nga babai i saj, Le Pen ka kandiduar dy herë për presidencën franceze.

Sondazhet e fundit e tregojnë atë më afër se kurrë me presidencën franceze.

Mediat e huaja kanë filluar spekulimet në lidhje me faktin nëse populistia anti-BE, anti-imigrim mund të hyjë më në fund në Pallatin e Elysee-it.

Sondazhet e përafrojnë figurën e saj me atë të Donald Trumpi-it dhe të Matteo Salvini-t.

Sipas tyre, Le Pen, po përfiton nga zhgënjimi dhe zemërimi i popullit francez në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Prerja e kokës së Samuel Paty-it, në një qytet në veriperëndim të Parisit, ringjalli argumente të hidhura në Francë rreth imigracionit, ndërsa vuri nën vëzhgimin ndërkombëtar formën e rreptë të sekularizmit të vendit.

Në përgjigje të vdekjes së Paty-it, qeveria e Macron-it mbylli një numër organizatash që konsiderohen islamike. Ato hartuan legjislacionin ligjor të quajtur fillimisht “projekt-ligji anti-separatizëm”, i cili godet fondet e huaja për organizatat islamike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore