Shqipëria

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Kafeneja e Kumbaros po përdhos Butrintin


Parku arkeologjik i Butrintit, një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, arkeologjike e turistike, tashmë po bie pre e përdorimit të tij për interesa fitimprurëse të biznesit privat.

Kështu shkruan në një reagim publik Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili në mediat sociale ka raportuar një rast alarmant.

Postimi i drejtohet ministrit të Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

“Kjo është pamja nga Akropoli i Butrintit në daten 29.06.2024. Makina e kompanisë se sallameve, te cilës kolegia juaj Mirela Kumbaro (Ish-ministre e Kulturës  i dha me koncesion një godine historike për ta shndërruar ne kafe, është parkuar mbi monumentet e kulturës”.

Forumi i për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se parkimi i përditshëm i kësaj makine mbi rrënojat antike është “simbolika e përdhunimit, përçudnimit dhe talljes publike që Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjerë te ngjashëm i bëni pasurive te trashëgimisë kulturore shqiptare”.

“Kafeneja e Kumbaros, siç njihet sot nga punonjësit e Butrintit jo vetëm ka privilegjin të shesë ujë dhe pije me çmime stratosferike, por ka privilegjin që çdo ditë të parkojë makinën e saj mbi rrënojat antike në Akropol”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore