Kryetari i qytetit të pushtuar nga Rusia të Kherson-it, Ihor Kolykhaiev, në Ukrainën jugore, ka postuar fotografi të një flamuri të gjatë ukrainas të mbështjellë në murin e bashkisë së qytetit.
Forcat ruse zakonisht ndodhen në bashkinë e qytetit, por nuk duket se kanë ndërhyrë.
Ka pasur disa protesta nga civilët ukrainas në sheshin ku ndodhet ndërtesa që kur forcat ruse u zhvendosën në Kherson.
Fotografitë tregojnë punëtorët në një vinç duke montuar flamurin e ri.
“Në natën kur u granatua këshilli i qytetit, teli që mbante flamurin tonë kombëtar u dëmtua. Dhe vetë flamuri duhej të ishte zëvendësuar shumë kohë më parë – ishte zbehur dhe gërryer”, tha Kolykhaiev në një postim në Facebook.
“Sot gjetëm një mënyrë për ta zëvendësuar atë. Paçi një ditë të mbarë, qyteti im Hero,” shtoi Kolykhaiev.
Kherson, një qytet port kyç në Detin e Zi, në Ukrainën jugore, u pushtua nga forcat ruse më 2 mars, pas ditësh bombardimesh dhe granatimesh të rënda.
Njerëzit që jetojnë në Kherson kanë përshkruar ditë terrori të kufizuar në apartamentet dhe shtëpitë e tyre, të frikësuar për të dalë jashtë edhe për nevojat themelore – qyteti i tyre tani është një guaskë distopike e shtëpisë që ata njihnin dhe donin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mujanoviç: S’ka asnjë argument logjik, ligjor apo politik për ta mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
“Borrell i vendosi masa Kosovës pa një vendim të Këshillit Evropian, ndërsa tash kërkon konsensusin e 27-të vendeve anëtare”
Lajmet kryesore
-
Meta paralajmëron të tjera dosje të nxehta nga SPAK, më të mëdha se “5D” e Bashkisë Tiranë
-
Finalja e Superiores do të arbitrohet nga Anthony Taylor
-
Opozita sllovake shpreson se votimi evropian do ta frenojë kryeministrin populist
-
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro – SPAK shkatërron bazën me 10 mijë raste mashtrimi në Tiranë