Aplikacione

Fitimet nga qenushët e Chewy-t


Shefi i dyqanit online Chewy të qenushëve, Sumit Singh, ka thënë se është i sigurt se të ardhurat nga kërkesa e lartë për blerjen e kafshëve gjatë pandemisë janë për jetën, jo vetëm për pandeminë.

“Ai qenush do të rritet, do të hajë më shumë ushqim, do të copëtojë më shumë lodra”, është shprehur ai gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve, Financial Times.

Afro 4 milionë familje amerikane gjatë vitit të kaluar u shndërruan në mikpritëse të kafshëve shtëpiake duke shënuar rekord bazuar te vlerësimet e grupit kërkimor, Packaged Facts.

Fitimet e Chewy-t gjatë pandemisë kanë qenë të mëdha pasi dyqani online disponon edhe shërbime të shumta duke filluar që nga trajtimet e kujdesit shëndetësor në distancë.

Për vitin fiskal 2020, të ardhurat e kompanisë u rritën me 47 për qind në 7.2 miliardë dollarë krahasuar me vitin paraardhës.

Ndërkohë që gjatë kësaj jave, Chewy ka regjistruar trefish më shumë aksione krahasuar me çmimin e tyre në periudhën para pandemisë.

Me hapjen prej pandemisë, kompania po përfiton për të përhapur në masë shërbimin e saj të kujdesit shëndetësor të kafshëve shtëpiake. I quajtur Connect With a Vet, shërbimi ka kryer më shumë se 30 mijë konsulta në distancë që prej muajit tetor.

Edhe motori i rekomandimeve po luan një rol thelbësor. Ai mundësohet pjesërisht nga “krijimi i profileve të kafshëve shtëpiake” për të cilat përdoruesit ngarkojnë të dhëna rreth tyre që kanë të bëjnë me racën apo datën e lindjes.

“Ne kemi rreth 170 milionë të dhëna…imagjinoni fuqinë e këtyre të dhënave. Ne e dimë nëse ‘Dave’ ka një Labrador dhe se ai është gjashtë vjeç”, ka thënë Singh duke shtuar se nëse në vitin e tij të shtatë, qeni do të ketë probleme, kompania do të dijë se çfarë të rekomandojë.

Mirëpo, tregu i kafshëve shtëpiake është edhe më i madh dhe përherë e më fitimprurës. Sipas Packaged Facts, parashikohet që vlera e tij këtë vit të jetë 117 miliardë dollarë duke u rritur me 155 miliardë dollarë deri në vitin 2025.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore